Sport

Kthehet Xhaka, titullar ndaj Evertonit

Mesfushori Granit Xhaka është kthyer në fushë me fanellën e Arsenalit më shpejt sesa është menduar.

Xhaka është titullar te Arsenali për ndeshjen kundër Evertonit që zhvillohet sonte prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së 15 në Premier League.

Xhaka i ka munguar Arsenalit prej muajit shtator dhe kthimi i tij në fushë nuk është pritur deri pas Vitit të Ri. Megjithatë, mesfushori duket se ka punuar shumë për ta ndihmuar ekipin e tij në fushë para kohe. 29-vjeçari deri më tani, ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat.