Sport

Roma interesohet për Dalotin

Roma është një prej disa skuadrave evropiane që interesohet për futbollistin e Manchester United, Diogo Dalot, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho dëshiron bashkimin me portugezin. Mourinho e pati transferuar Dalotin te Unitedi nga skuadra e Milanit në vitin e kaluar.

22-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur vetëm nëntë ndeshje.