Sport

Emir Sahiti: Ndjenjë speciale të shënosh ndaj Dinamo Zagrebit

Sulmuesi kosovar, Emir Sahiti, ka lënë gjurmë në derbin e madh kroat ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit. Sulmuesi prishtinas ka shënuar golin e dytë në fitoren e Hajdukut si mysafir, 2:0, në Maksimir të Zagrebit, të dielën mbrëma.

Ai shënoi më minutën e 93-të.

Sahiti hyri në lojë në minutën e 88-të, derisa shënoi nga afërsia pas asistimit të Marko Livajas.

Për 23-vjeçarin goli ndaj Dinamo Zagrebit është special. Ai thotë për KOHËN se të shënosh në derbin më të madh në futbollin e Kroacisë është diçka e veçantë.

“Është një ndjenë fantastike të shënosh në derbin më të madh në Kroaci. Është një ndjenë e mirë pasi dihet rëndësia e kësaj ndeshje. Mund të them që është e rëndësishme që kemi arritur ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e tjera”, u shpreh Sahiti.

Sulmuesi i talentuar shpreson të vazhdoj me paraqitje të tilla edhe në takimet e tjera.

“Mund të them që është e rëndësishme që kemi arritur ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e tjera. Ta fitosh këtë takim është një kënaqësi shumë e madhe, shpresoj që të vazhdoj kështu të tregoj ndeshje të mira dhe të ndihmoj ekipin me gola dhe asistime. Do ta jap maksimumin në secilin takim që të ndihmojë skuadrën”, theksoi Sahiti.

Sahiti këtë edicion ka luajtur në 21 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar katër gola. Ai ka bërë edhe tri asistime.