Sport

Depay i pakënaqur te Barcelona

Memphis Depay mund të largohet nga Barcelona. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi holandez nuk është i kënaqur te skuadra e madhe.

Me largimin e trajnerit, Ronald Koeman, vlerësohet se Depay mund të shitet nga drejtuesit e klubit katalunas.

Depay ka kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por është i hapur të largohet.

27-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.