Sport

Boks, Hrgoviq vazhdon me fitore me nokaut, i afrohet luftës për titull bote

Filip Hrgovic

Boksieri kroat Filip Hrgoviq po vazhdon me fitore me nokaut.

Hrgoviq të shtunën mbrëma në Las Vegas mposhti me nokaut teknik në raundin e tretë Emir Ahmatoviqin, duke mbrojtur titullin IBF International në peshën e rëndë dhe duke iu afruar një lufte për titull bote.

Hrgoviq 29-vjeçar rrëzoi Ahmatoviqin dy herë në raundin e dytë dhe një herë në raundin e tretë. Ai ka shënuar fitoren e 14-të në po aq meçe, ndërsa 12 prej tyre i ka me nokaut. Ahmatoviq ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 10 fitoreve.

Hrgoviq po shpreson për një përballje me Oleksandr Usykun apo Tyson Furyn.

Usyk është kampion në versionet WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Fury në versionin WBC.

Hrgoviq është i renditur lartë në të gjitha këto versione. Në IBF është i treti.