Sport

Guardiola pritet ta drejtojë New York Cityn

Descriptive Text

Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn përfundon në verën e vitit 2023 dhe çfarë do të ndodh më pas është ende e paqartë.

“Marca” spanjolle ka raportuar se ish-trajneri i skuadrave të njohura evropiane mund të kalojë në ligën MLS. Ka spekulime se ai mund ta udhëheqë skuadrën New York City në të ardhmen.

“Është qytet që e dua shumë. E kam thënë këtë për kaq shumë vjet. Besoj se futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka një të ardhme të ndritur”, ka thënë Guardiola kur është pyetur për New Yorkun.

Aktualisht, tekniku spanjoll është duke kërkuar ta mbrojë titullin në Premier League me skuadrën e tij, si dhe të provojë të triumfojë në Ligën e Kampionëve me “qytetarët”.