Sport

Dybala arrin marrëveshje me Juventusin

Paulo Dybala do ta vazhdojë kontratën me Juventusin. Sulmuesi argjentinas ka gjetur marrëveshjen me klubin italian dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re.

Dybala është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër”.

Argjentinasi thuhet se do të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me pagë prej tetë milionë eurosh në sezon.

Me kontratën e re Dybala do të mbetet në Torino deri në vitin 2025.

28-vjeçari është pjesë e klubit italian që nga viti 2015, kur u transferua nga Palermo.