Atletico Mineiro e përmbysi disavantazhin e dy golave dhe më pas e fitoi titullin e Brazilit për herën e parë në 50-të vjet.
Atletico Mineiro fitoi në Bahia në ndeshjen e fundit me rezultatin 3:2.
Për pesë minuta kjo skuadër realizoi tre herë. Fillimisht sulmuesi Hulk realizoi nga penalltia në minutën e 73-të, e më pas Keno shënoi dy herë për rikthimin e madh. Për Bahian shënuan Luis Otavio në minutën e 62-të dhe Gilberto katër minuta më vonë.
Kjo fitore e dërgoi Atleticon në 81 pikë pas 36 ndeshjeve, e që nuk mund të arrihet nga Flamengo i vendit të dytë, pasi kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Është vetëm titulli i dytë në histori të klubit në kampionatin brazilian.