Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka konfirmuar se klubi i tij po synon transferimin e Ferran Torresit nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Laporta të premten për mediumet spanjolle ka thënë se Torres është njëri prej lojtarëve që po synon ta sjellë në “Camp Nou” gjatë muajit të ardhshëm.
“Mund të them se Torres është njëri prej lojtarëve që e kemi në shënjestër, por kemi edhe disa të tjerë. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Xavi ka kërkuar përforcimin e skuadrës dhe ne do të përpiqemi me forcat tona”, ka thënë Laporta.
Torres 21-vjeçar këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.