Sport

Manchester Unitedi fiton derbin dramatik me Arsenalin

Descriptive Text

Superylli Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Manchester Unitedin drejt fitores së vështirë ndaj Arsenalit. 3:2 përfundoi ndeshja e fundit e xhiros së 14-të të Premier Leagues.

Emile Smith-Rowe kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 18-të. Për 1:1 shënoi Bruno Fernandes në minutën e 44-të. Superylli Cristiano Ronaldo realizoi golin e 800-të në karrierë, për rezultatin 2:1 në të mirë të Unitedit. Ronaldo shënoi në minutën e 52-të.

Martin Odegaard barazoi shifrat në minutën e 55-të, para se Ronaldo të realizonte penalltinë vendimtare në minutën e 70-të.

Man Utd mban pozitën e shtatë me 21 pikë. Arsenali është i pesti me 23 pikë.