Sport

Chelsea fiton dhe mbetet lider në ligë

Kampioni i Evropës, Chelsea, ka fituar një udhëtim shumë të vështirë në Premier League.

“Blutë e Londrës” të mërkurën fituan në kuadër të xhiros së 14-të në Premier Leaguen angleze ndaj Watfordit me rezultatin 2:1.

Mason Mount shënoi i pari pas afër gjysmë ore lojë pas asistimit të Kai Havertzit.

Megjithatë, sulmuesi Emmanuel Dennis i barazoi shifrat dy minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Hakim Ziyech në minutën e 72-të.

Kjo ndeshje u ndërpre pas 10-të minutash për shkak se stafet mjekësore të të dyja skuadrave u desh ta ndihmonin një shikues në tribuna, i cili kishte pësuar sulm kardiak.

Ai ishte kthyer në jetë falë reagimit të shpejtë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Chelsea prinë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Watfordi i vendit të 17-të ka 13 pikë gjithsej.

https://streamwo.com/file/61a7cd4e3f743

https://streamwo.com/file/61a7dc24026c3

https://streamwo.com/file/61a7df4e168db