Sport

Milani fiton dhe i afrohet kreut të tabelës

 

Milani ka fituar të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit të Italisë. “Rossonerët” triumfuan në udhëtim te Genoa me rezultatin 3:0.

Pas 15 ndeshjeve, Milani ka 35 pikë, një më pak se Napoli, ndërsa Genoa mbetet në pozitën e 18-të me 10 pikë. Në fitoren e parë pas katër ndeshjeve në Serie A, kontribut të madh dha Junior Messias me dy gola, ndërsa Zlatan Ibrahimoviq realizoi një tjetër.