Napoli është ndalur në një barazim 2:2 sonte në udhëtim ndaj Sassuolos, duke iu zvogëluar kështu epërsia në krye të renditjes në Serie A.
Ndonëse Napoli ishte duke kryesuar 2:0 me golat e Fabian (51’) dhe Dries Mertensit (60’), në fund u desh të kënaqej me një pikë.
Gianluca Scamacca (72’) dhe Gian Marco Ferrari (89’) realizuan për Sassuolon. Amir Rrahmani ishte titullar te Napoli dhe luajti tërë ndeshjen.
Pas 15 xhirove Napoli kryeson me 36 pikë, një më tepër se Milani që zë vendin e dytë dhe dy më tepër se Interi që është i treti.