Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka kontribuar në kualifikimin e skuadrës së Osijekut në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.
Në ndeshjen e luajtur të mërkurën, Osijeku e ka mposhtur Slaven Belupon me rezultatin 5:4. E penalltinë e fundit për Osijekun që ia siguroi kalimin në gjysmëfinale, e ka shënuar Daku.
Sulmuesi kosovar në këtë ndeshje që përfundoi pa gola edhe në kohën e rregullt edhe pas vazhdimeve, është inkuadruar në minutën e 74-të kurse në minutën e 114-të është ndëshkuar me karton të verdhë. Për Dakun, kjo ishte paraqitja e 13 për Osijekun në të gjitha garat.