Jose Pekerman, i cili ka udhëhequr ekipe në tri Kampionati Botërore, është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Venezuelës.
Argjentinasi 72-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ka njoftuar Federata e Futbollit të Venezuelës, me synimin për ta kualifikuar ekipin në Kampionatin Botëror të vitit 2026. Venezuela është përfaqësuesja e vetme prej Konfederatës të Amerikës së Jugut që nuk është kualifikuar asnjëherë në Botëror.
Pekerman pati udhëhequr Kolumbinë deri në çerekfinale të Botërorit të vitit 2014, ndërsa në vitin 2018 u pat eliminuar në 1/8 e finales. Ai gjithashtu pati qenë edhe në krye të Argjentinës në Botërorin e vitit 2006, por u eliminua në çerekfinale nga Gjermania pas penalltive.