Sport

Jorginho me videomesazh të veçantë pasi nuk e fitoi “Topin e Artë”

 

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka reaguar në “Instagram” nëpërmjet një video-mesazhi me gjuhën e shenjave për të falënderuar të gjithë për mbështetjen pas vitit fantastik, përkundër që nuk arriti ta fitojë “Topin e Artë”.

Lionel Messi e fitoi “Topin e Artë” për herën e shtatë në karrierë, duke e lënë pas vetes Robert Lewandowskin dhe Jorginhon.