Sport

Braziliani Barbosa pritet të kthehet në Evropë

Sulmuesi nga Brazili, Gabriel Barbosa ka gjasa të mëdha që gjatë afatit kalimtar të janarit të rikthehet në futbollin evropian. I njohur me nofkën Gabigol, 25-vjeçari tashmë është kontaktuar nga skuadrat angleze, West Hami e Newcastle që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mësohet se Barbosa është i gatshëm të vazhdojë karrierën në Angli, pasi klubet nga Premier League kanë ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai po dëshiron ta dëshmojë veten në Evropë pasi nuk u tregua i suksesshëm në tentimin e tij të parë.

Barbosa në vitin 2016 iu bashkua Interit dhe luajti për një periudhë te Benfica përpara se të kthehet në Brazil pas një viti e gjysmë. Aktualisht, Barbosa është pjesë e Flamengos, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2024. Këtë sezon, ai ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 41 ndeshje për Flamengon.