Sport

Arsenali nis negociatat për Kulusevskin

Krerët e Arsenalit kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e Dejan Kulusevskit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Arsenali po synon transferimin e Kulusevskit gjatë janarit, pasi sulmuesi i krahut pritet të largohet nga Juventusi.

Kulusevski nuk ka bindur me paraqitjet e tij te ekipi italian dhe Arsenali është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për kartonin e tij.

21-vjeçari iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Parma për 40 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka një gol e dy asistime në 18 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.