Sport

Putellas realizoi ëndrrën duke fituar “Topin e Artë”

Foto: AP
 

Alexia Putellas u rrit duke ëndërruar të luante për Barcelonën. Pasi fitoi tripletën – titullin dhe kupën e Spanjës si dhe Ligën së Kampionëve - sezonin e kaluar, statusi i saj si ikonë e futbollit për femra, u konfirmua teksa e fitoi “Topin e Artë” të hënën.

Ndryshe nga skuadra e meshkujve, lojtaret e Barcelonës ishin fantastike edicionin e shkuar me 27-vjeçaren e cila mban emrin “Alexia” në pjesën e pasme të fanellës së saj. Sulmuesja Putellas, e cila mbush 28 vjeç në muajin shkurt, e kaloi fëmijërinë e saj duke udhëtuar me makinë për një orë deri në “Camp Nou”. Ajo bëri udhëtimin për në këtë stadium nga qyteti i lindjes Mollet del Valles, për derbin e qytetit të Barcelonës më 6 janar të vitit 2000.