Sulmuesi kosovar, Arb Manaj, ka realizuar plot katër gola të martën.
Ai shkëlqeu në fitoren 5:0 të Bandirmasporit ndaj Sanliurfasporit, në kuadër të garës për Kupën e Turiqsë.
23-vjeçari ka humbur vendin në skuadër për ndeshjet e kategorisë së dytë turke. Në tri ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar fare. Por në ndeshjen për Kupë dëshmoi aftësitë prej sulmuesi. Në nëntë ndeshje kampionale ai nuk ka realizuar asnjë gol. Por në dy paraqitje për Kupë i ka pesë gola. Ndeshja e së martës i takoi raundit të katërt të Kupës.
Sanliurfaspori garon në kategorinë e tretë turke.