Sport

Përzgjedhësja Fazlija: Kosovës i mungoi fati ndaj Shqipërisë

Përzgjedhësja e Kosovës në futboll, Afërdita Fazilja, insistoi se ekipit të saj i mungoi fati në humbjen kundër Shqipërisë.

Kosova pësoi me rezultatin 3:1 të martën në Prishtinë nga Shqipëria, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2023, që i takoi Grupit F.

Kosova në këtë takim qëlloi dy herë shtyllën, kurse golin e vetëm për “Dardanet” e realizoi Kaltrina Biçkaj në fund të pjesës së parë.

“Realisht, e kemi thënë se me Shqipërinë jemi dy ekipe, mendoj të barabarta. Megjithatë, këtë herë erdhi në shprehje përvoja e Shqipërisë. Ne si ekip bëmë një punë të mirë, por pranuam dy gola të pafalshëm. Pas dy golave, tentuam të kthehemi dhe shpresuam që në pjesën e dytë për një rikthim, por nuk ia dolëm. Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi me ekipin tonë. Ndoshta, edhe kushtet ishin paksa të rënduara”, u shpreh Fazlija. “Nuk na përcolli edhe fati, pasi patëm volum të lojës dhe qëlluam dy herë shtyllën. Shqipëria i shfrytëzoi rastet e pakta që i patë dhe në fund ajo që është e rëndësishme, i fitoi tri pikë. I kemi edhe katër ndeshje dhe në secilën do të futemi për ta dhënë maksimumin. Ishte një ndeshje që kemi shpresuar që do të dilnim më mirë por na mbetet të shohim në ndeshjet e prillit dhe shtatori”.

Image