Barcelona ka një marrëveshje me Ferran Torresin dhe mbetet në bisedime me Manchester Cityn, shkruan “Sport”.
Kampioni i Anglisë po kërkon 70 milionë euro për reprezentuesin spanjoll, por Barça shpreson që një lojtar që ta blejë më lirë.
21-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai iu bashkua skuadrës angleze verën e vitit të kaluar nga Valencia, derisa në shtatë paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.