Sport

PSG-ja i ofron kontratë të re Marquinhos

Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet me Marquinhos për vazhdimin e kontratës, raporton “RMC Sport” të martën.

Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit me skuadrën franceze i skadon në vitin 2024, por te PSG-ja janë të interesuar t’ia vazhdojnë edhe për dy vjet kontratën mbrojtësit brazilian.

Pjesë e francezëve, braziliani është që prej vitit 2013, ndërsa këtë edicion në 15 ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.