Bota e futbollit është e ndarë për atë nëse Lionel Messi ka merituar Topin e Artë para Robert Lewandowskit. Messi u shpall të hënën më i miri, ndërsa Lewandowski u rendit i dyti për vitin 2021.
Topi i Artë nuk është ndarë vjet për shkak të pandemisë, ndërkohë që Lewa ishte favorit i madh për trofeun e çmuar. Messi shpreson se France Football do të ndryshojë vendimin dhe do ta ndajë çmimin për vitin 2020.
“Të gjithë e dinë dhe të gjithë pajtohemi që ju ishit fitues vitin e kaluar. Shpresoj që France Football do t’ua jap juve ‘Ballon d’Or 2020’. Ne të gjithë besojmë se ju e keni merituar atë dhe unë shpresoj se ju do ta keni në shtëpi”, i është drejtuar Messi Lewandowskit në ceremoninë e Topit të Artë, në Paris.
