Sport

Milani kthen sytë kah mbrojtësi Bremer

Skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Torinos, brazilianit Bremer. Madje, thuhet se Milani është i gatshëm ta sfidojë Liverpoolin për 24-vjeçarin duke ofruar 15 milionë euro për transferimin e tij gjatë janarit.

Bremer pritet të largohet nga Torino dhe te Milani po shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes. Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023 dhe në Serie A luan prej sezonit 2018/19.

Këtë sezon, Bremer në 13 ndeshje kampionale ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.