Manchester City po mendon të blejë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzemas, njofton “El Nacional”.
Kampioni i Anglisë mund të hyjë në negociata me sulmuesin 33-vjeçar gjatë qershorit të vitit të ardhshëm.
Benzema me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2023, ndërsa presin që francezi ta vazhdoj edhe më gjatë bashkëpunimin.
Reprezentuesi i Francës është duke kaluar formë të mirë sezonin aktual duke shënuar 16 gola në 18 ndeshje. Ai ka kontribuar edhe me tetë asistime.