Sport

Politano shërohet nga COVID-19

Matteo Politano

Matteo Politano është shënuar nga koronavirusi dhe do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Napolin për ndeshjet e muajit dhjetor. Dhjetori do të jetë muaj i ngarkuar me ndeshje për skuadrat evropiane. Politano rezultoi pozitiv me COVID-19 përpara ndeshjes kundër Interit.

Krahas takimit me Interin, futbollisti italian humbi ndeshjen edhe kundër Spartak Moskës dhe Lazios.

Me fitoren ndaj Lazios të dielën 4:0, Napoli u forcua në pozitën e parë në Itali. 28-vjeçari në 14 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë.