Sport

Supergol i Vinicius Junior për fitoren e Real Madridit

Foto: AP
 

Vinicius Junior ka shënuar një gol shumë të bukur për t’ia siguruar fitoren Real Madridit. Reali të dielën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Sevillas, në derbin e xhiros së 15-të të La Ligas. Junior shënoi golin nga distanca, në minutën e 87-të.

Rafa Mir kaloi në epërsi Sevillan në minutën e 12-të. Sulmuesi francez Karim Benzema barazoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa Reali u detyrua të pres fundin e takimit për golin e fitores.