Sport

Atletico Madridi fiton bindshëm ndaj Cadizit

Atletico Madridi ka shënuar fitoren e tetë në La Liga. Të dielën, Atletico në udhëtim ka mposhtur Cadizin me rezultat të thellë, 4:1.

Pjesa e parë u mbyll 0:0, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan pesë gola.

Thomas Lemar kaloi në avantazh Atleticon në minutën e 56-të. Antoine Griezmann shënoi golin e dytë për mysafirët. Në minutën e 76-të Angel Correa shënoi për 3:0.

Vendasit ngushtuan epërsinë në 3:1 në minutën e 86-të, pas autogolit të Jan Oblak.

Vetëm një minutë më vonë Matheus Cunha shënoi për rezultatin 4:1.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi është në pozitën e tretë me 29 pikë, derisa Cazidi mban vendin e 17-të me 12 pikë.