Sport

Liverpooli e kërkon Phillipsin

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori. Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë kthyer interesimin për mesfushorin e Leedsit, Klavin Phillips.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e sheh mesfushorin anglez si përforcim ideal për edicionin e ri.

Madje drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm të ofrojnë mbi 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Anglezi ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024.