Sport

Lushtaku: Fati na ka kthyer shpinën

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka qenë shumë i dëshpëruar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Malisheva me rezultatin 2:0.

Lushtaku mendon se Drenica e ka dominuar ndeshje, por fati nuk ka qenë në anën e tyre.

“Realisht nuk shkoj mirë sepse nuk shënuam. Nëse e marrim e analizojmë dhe flasim për ndeshjen nga fillimi e deri në fund, Malisheva asnjë gjuajtje në gol nuk e bëri për 94-95 minuta, përveç penalltisë dhe golit të fundit. Ata nuk kanë krijuar raste dhe as gjuajte. Ne kishim 3-4 raste në pjesën e parë, kurse në të dytën dominuam plotësisht. Ne kemi probleme financiare dhe tani edhe fati na ka kthyer shpinën. Si duket nuk është ka na ndihmon as Zoti. Djemtë kanë dhënë maksimumin, por ishte e kot në fund. Ky është futbolli. Është gjynah të humbi një ndeshje që e dominuam. Nuk e di se çka të them për penalltinë. Është VAR-i që e ka përcaktuar. I kam dyshimet e mia”, deklaroi Lushtaku.