Sport

Interi fiton ndaj Venezias

Interi ka marrë fitore të rëndësishme 2:0 në udhëtim te Venezia.

Zikaltërit triumfuan me golat e Hakan Calhanoglut në minutën e 34-të dhe të Lautaro Martinezit nga penalltia në fundin e ndeshjes.

Kjo fitore mban Interin në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Venezia me 15 pikë renditet e 15-ta.