Sport

Lakersi mposhtet nga Sacramento pas vazhdimit të tretë

Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë pas vazhdimit të tretë.

Lakersi në takimin e fundit u mposht nga Sacramento Kings me rezultatin 141:137. Ishte disfata e pestë në shtatë ndeshjet e fundit.

Sacramento e përmbysi disavantazhin e 13 pikëve në çerekun e katërt, falë lojës së mirë të De’Aaron Fox i cili shënoi 34 pikë gjithsej. Kontribut në fitore dha edhe Buddy Hield që shënoi 25 pikë dhe vinte nga banka rezervë.

LeBron James realizoi 30 pikë për kalifornianët, Russell Westbrook shtoi 29 pikë kurse Anthony Davis shënoi 23 pikë. Të gjitha dolën të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.

Stephen Curry ishte sërish më i miri te Golden State Warriors që fitoi për herën e 10-të rresht në shtëpi. Curry realizoi 32 pikë në fitoren kundër Portland Trail Blazers, 118:103.

33-vjeçari e fitoi duelin me Damian Lillardin i cili u ndal në 16 pikë, tetë asistime e shtatë kërcime.