Sport

Te Suedia pranojnë se shorti ishte i vështirë, vlerësojnë lart Çekinë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Suedisë, Janne Andersson ka thënë se shorti i plejofit për Botërorin “Katari 2022” nuk ishte aspak i lehtë për ekipin e tij.

Suedia duhet ta mposhtë Çekinë në gjysmëfinale për të siguruar ndeshjen finale kundër fituesit mes Rusisë dhe Polonisë.

Andersson ka thënë se Çekia ka një ekip të fortë dhe se për Suedinë nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë.

“Nuk e shoh aspak si short të lehtë. Çekia në Evropian e mposhti Suedinë kurse u eliminua nga Danimarka. Pati një paraqitje fantastike në ‘Euro 2020’ dhe është një shtet shumë i mirë në futboll. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por Çekinë nuk e vlerësoi as si kundërshtar më të lehtë apo më të fortë se çdo përfaqësuese tjetër”, është shprehur Andersson.

Për dallim prej Anderssonit, reprezentuesi i Suedisë, mbrojtësi Ludëig Augustinsson ka thënë se shorti është i pranueshëm për faktin se janë evituar ekipet e forta si Portugalia dhe Italia.

“Nëse e shikojmë shortin, atëherë nuk mund të them se është shumë i vështirë, pasi kemi mundur të kemi punë me skuadra edhe më të forta. Kemi shmangur si Italinë ashtu edhe Portugalinë. Megjithatë, edhe kundër Çekisë do të jetë shumë vështirë, sepse ata arritën deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian”, ka pranuar Augustinsson.