Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha ka kompletuar ndeshjen te Fenerbahçe që humbi në udhëtim nga Olympiacosi grek me shifrat 1:0. Rezervisti Tiquinho Soares shënoi golin e vetëm për Olympiacosin në minutën e 90-të. Me këtë fitore Olympiacosi avancon në raundin nokaut të Ligës së Evropës. Ndërkohë Fenerbahçe përfundon në vendin e tretë dhe do të bartet në Ligën e Konferencës.
Ndeshjet e fundit të grupit D të Ligës së Evropës janë: Fenerbahçe – Eintracht Frankfurt, Antwerp – Olympiacos. Këto ndeshje luhen më 9 dhjetor.
Frankfurti ka barazuar 2:2 me Royal Antwerp dhe udhëheq në grup. I ka 11 pikë. Olympiacosi i ka 9 pikë, kurse Fenerbahçe pesë. Antwerpi është i fundit me dy pikë.