Sport

Januzaj asiston në humbjen e Sociedadit

Adnan Januzaj ka asistuar në golin e vetëm të cilin e shënoi Real Sociedadi të enjten në mbrëmje në Ligën e Evropës.

Real Sociedadi u mposht në udhëtim te francezët e Monacos me rezultatin 2:1.

Januzaj asistoi në minutën e 35-të për bashkëlojtarin e tij Alexander Isak.

Pavarësisht disfatës, spanjollët ende nuk e kanë humbur shpresën për ta kaluar fazën e grupeve.

Monaco prinë në Grupin B me 11 pikë. Përcillet nga PSV-ja që ka tetë pikë, derisa Sociedadi është në pozitën e tretë me gjashtë pikë.

Në vendin e fundit është Sturm Grazi i Austrisë që ka vetëm një pikë.

PSV-ja në ndeshjen e xhiros së pestë mposhti Sturm Grazin.

Real Sociedadi më 9 dhjetor do ta ketë ballafaqimin e drejtpërdrejtë me PSV-në për vendin e dytë në grup. Ai duel luhet në Spanjë.