Sport

Dinamo ndalet nga Genku, vendos xhiroja e fundit

Descriptive Text

Kalimi nga faza e grupeve për Dinamon e Zagrebit dhe Genkun do të vendoset në xhiron e fundit të Ligës së Evropës.

Dinamo dhe Genku të enjten mbrëma barazuan me rezultatin 1:1.

Luka Menalo shënoi i pari për skuadrën vendëse në minutën e 35-të, por në fundin e pjesës së parë rezultatin e barazoi Ike Ugbo. Për Ugbon ishte goli i parë në garat e organizuara nga UEFA.

West Ham Unitedi e ka siguruar kalimin tutje pas fitores 2:0 në udhëtim te Rapidi i Vjenës.

Dinamo Zagrebi është i dyti me shtatë pikë dhe ka dy më shumë se Genku i vendit të tretë. Rapidi i Vjenës është i fundit me tri pikë.

Dinamo në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Grupit H do të udhëtojë te West Hami në Angli, kurse Genkut i duhet fitorja në shtëpi kundër Rapidit të Vjenës.

Mesfushori Arijan Ademi i Dinamos luajti deri në minutën e 76-të. Bastien Toma te Genku ishte në bankën rezervë.