Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Penza ka startuar me fitore në Ligën Unike.
Në xhiron e parë, Penza ka triumfuar me rezultatin 91:83 në udhëtim te Flamurtari i Vlorës. Amerikanet Rael Whitsitt dhe Ariana Beamon kanë udhëhequr Pezën drejt triumfit.
Dy amerikanet kanë shënuar nga 27 pikë secila derisa Whitsitt ka regjistruar edhe 17 kërcime e gjashtë asistime. Ndërkohë, te Flamurtari më e dalluara ishte Laura Johnson me 29 pikë të realizuara.