Sport

Osimhen është liruar nga spitali

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është liruar nga spitali dhe klubi konfirmoi se situata e nigerianit do të “rivlerësohet nga 10 deri 15 ditë”.

Osimhen pësoi frakturë në fytyrë pas përplasjes aksidentale të kokës me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, por fytyra e qendërsulmuesit u dëmtua rëndë nga incidenti.

U bë menjëherë e qartë se ai kishte thyer mollëzën e tij, por kirurgu që operoi Osimhen zbuloi se lojtari i Nigerisë kishte nevojë për “gjashtë pllaka dhe 18 vida” për të riparuar dëmin.