Sport

Mbyllen baras 45 minutat e para në Suharekë

Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur ta zhbllokojë rezultatin kundër Malishevës pas 45 minutave të para.

Kjo ndeshje po luhet në Suharekë, në kuadër të xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra vendase pati disa tentime për të shënuar gol gjatë pjesës së parë, por nuk arriti ta dërgojë topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Ballkani që është i treti në tabelë, në këtë takim është futur pas humbjes së thellë 4:1 nga Llapi.