Sport

Bailly dëshirë e Contes

Antonio Conte dëshiron Eric Baillyn ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm, njoftojnë mediumet në Angli.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë ka pasur pak hapësirë këtë edicion te Manchester United dhe pakënaqësinë e tij synon ta shfrytëzojë trajneri italian.

27-vjeçari sezonin aktual ka pasur tri paraqitje, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.