Sport

City kthen sytë kah Werneri

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin gjerman Timo Werner.

Bëhet e ditur se City pritet t’i bëjë ofertë zyrtare Chelseat për transferimin e Wernerit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Werner ka gjasa të largohet nga Chelsea për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur këtë sezon kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Te City, po e shohin Wernerin si zëvendësim ideal për Raheem Sterlingun që pritet të largohet në fillim të vitit të ardhshëm. 25-vjeçari ka shënuar tre gola në 11 ndeshje për Chelsean, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.