Sport

Chelsea ofron 100 milionë euro për Chiesan

Drejtuesit e Chelseat janë të vendosur për ta transferuar Federico Chiesan e Juventusit në fund të këtij edicioni. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se londinezët tashmë kanë bërë gati 100 milionë euro për ta bindur Juventusin në lirimin e sulmuesit të krahut.

Chiesa po shihet si përforcim i madh te Chelsea për sezonin tjetër pas paraqitjeve të mira me fanellën e ekipit nga Serie A.

24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Juventusit këtë sezon, në të cilin ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 15 ndeshje deri më tani. Chiesa iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Fiorentina.