Sport

Liverpooli vazhdon me fitore

Liverpooli shënon edhe fitoren e pestë në Grupin B.

“Të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp të mërkurën në mbrëmje fituan pa problem ndaj Portos mysafir me rezultatin 2:0.

Me pikët e plota, Liverpooli tani ka 15 pikë dhe është i pari. I dyti është Porto me pesë pikë.

Në pjesën e parë, në minutën e 37-të, Liverpooli kaloi në epërsi por goli i shënuar nga Sadio Mane u anulua për pozitë jashtë loje.

Dy golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë.

Thiago Alcantara me një gjuajtje të fuqishme e të saktë e kaloi në epërsi skuadrën e tij në stadiumin “Anfield”, në minutën e 52-të.

Edhe goli i dytë ishte mjaftë i bukur. Mohammed Salah me një lëvizje të përkryer brenda në zonë, shënoi për 2:0, 20-të minuta para fundit.