Sport

Leipzigu mban gjallë shpresën për Ligën e Evropës

Leipzigu ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Club Brugge.

Të mërkurën në mbrëmje, gjermanët fituan ndaj belgëve me rezultatin e thellë 5:0, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve. Ishte fitorja e parë në “Champions” këtë edicion për vizitorët.

Leipzigu me këtë fitore ka hyrë në garë për vendin e tretë që dërgon në Ligën e Evropës.

Ka katër pikë në Grupin A dhe renditet në vendin e tretë. Katër pikë i ka edhe Burgge në vendin e fundit.

Katwr gola u shënuan në pjesën e parë. Christian Nkunku shënoi i pari në minutën e 12-të. Pesë minuta më vonë, i saktë nga pika e bardhë ishte Emil Forsberg.

Goli i tretë u shënua nga Andre Silva me kokë, pasi u asistua nga Angelino. Ndërkohë, golin e fundit në pjesën e parë dhe të dytin personal në ndeshje e shënoi mesfushori suedez, Forsberg.

Nkunku me golin e dytë personal në ndeshje po ashtu, vulosi fitoren 5:0 në minutën e tretë të kohës shtesë.