Sport

Ardhja e lojtares nga Bundesliga motivon Kosovën para ndeshjeve të vështira

 

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës të martën kanë filluar grumbullimin për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Botëror të vitit 2023.

Në stërvitjen e “Dardaneve” të mbajtur në Hajvali, ishte e pranishme edhe mesfushorja Gentiana Fetaj. 19-vjeçarja javën e shkuar zgjodhi të luajë për Kosovën, përkundër që ka luajtur për gjeneratat U15, U16, U17 dhe U19 të Gjermanisë. Ajo është pjesë e skuadrës nga Bundesliga, Carl Zeiss Jena, kurse më herët ka luajtur edhe për Bochumin, Gueterslohin e Arminia Bielefeldin. Megjithatë, Fetaj nuk do t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet kundër Polonisë dhe Shqipërisë, pasi ka ardhur vetëm për t’u adaptuar me ekipin.