Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Manchester Unitedit që po zhvillohet në “Estadio de la Ceramica” në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në pjesën e parë, Villarreali ka pasur në 57 për qind të kohës posedimin e topit në krahasim me 43 për qind të Unitedit. Po ashtu, skuadra spanjolle ka regjistruar edhe nëntë tentime për gol, derisa ekipi anglez pati vetëm tri.
Kjo ndeshje i takon Grupit F dhe të dy skuadrat po luftojnë për pozitën e parë. Aktualisht, si Unitedi ashtu edhe Villarreali kanë nga tetë pikë dhe renditen në dy pozitat e para në tabelë.