Sport

Unitedi interesohet për De Jongun

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Barcelonës.

“Daily Mail” ka raportuar të hënën se drejtuesit e Unitedit pritet së shpejti ta kontaktojnë Barcelonën në lidhje me holandezin De Jong. Te Unitedi, po e shohin De Jongun si zëvendësim adekuat për Paul Pogban, që pritet të largohet në janar për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

De Jong është njëri prej lojtarëve që mund të sakrifikohet nga Barcelona për shkak të krizës financiare dhe Unitedi është i gatshëm të bëjë ofertë deri në 70 milionë euro për kartonin e tij. 24-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka dy asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat.