Sport

PSG-ja tenton ta bindë Mbappen

Paris Saint-Germaini po tenton ta bindë sulmuesin Kylian Mbappen të vazhdojë kontratën. Ylli francez tash e disa kohë është lidhur me një largim nga parisienët, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit francez do të tentojnë sërish të nisin bisedimet me lojtarin që të mbetet në skuadër.

Të hënën është raportuar se krerët e klubit nuk do ta lejojnë largimin e Mbappes së paku në afatin kalimtar të janarit. Por, në rast se Mbappe nuk vazhdon kontratën, ai do të jetë futbollist i lirë në qershor.

Interesim për Mbappen ka shprehur Real Madridi.