Tetova: Jam i kënaqur me lojën pavarësisht humbjes

Tetova: Jam i kënaqur me lojën pavarësisht humbjes
Seria e tri fitoreve të njëpasnjëshme e Ulpianës u ndal të shtunën në Lipjan. Ulpiana u mposht në shtëpi nga Gjilani, por pavarësisht disfatës, i lumtur me paraqitjen është shprehur trajneri i lipjanasve, Edlir Tetova.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Në pjesën e dytë patëm raste ta dyfishonim rezultatin por ky është futbolli. Nëse nuk shënon, pëson. Falë kualitetit të Prognit ndodhi edhe ajo që ndodhi, rezultati shkoi në të mirë të Gjilanit”, theksoi Tetova.
Munishi shumë i lumtur pas fitores së vështirë
Gjilani fitoi me shumë vështirësi në udhëtim te Ulpiana sipas trajnerit të gjilanasve, Ismet Munishi. Megjithatë, pikët e plota kanë rëndësi më së shumti në këtë pikë të sezonit.
“Forma e futbollistëve u përmirësua në pjesën e dytë. Ishte përsëritje e ndeshjes që u zhvillua në Gjilan. Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm. Ne e mbuluam sulmuesin kryesor të tyre, një lojtar i mençur. Ulpiana ka edhe lojtarë shumë të shpejtë në krah. Pas rezultatit 1:0, ka mundur ta dyfishojë rezultatin pasi i kishte rastet e veta, por fati i përcjellë trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar Munishi pas ndeshjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Volejboll, në Prishtinë do të luhen ndeshjet e fazës së dytë kualifikueses për Evropianin U17

City eliminon Arsenalin nga Kupa FA

Danimarka e Franca në finale të Botërorit

Leipzigu fiton dhe vazhdon serinë e jashtëzakonshme pa humbje

Vladi po shihet si shpëtimtar i Aaraut, sulmuesi synon kthimin te Kosova
Rënia e Loshajt, ushtron me rezervat e Cracovias

Trabzonspori vendos çmimin për Enis Bardhin

Union Berlini transferon mesfushorin e Tunizisë

“Copa America” do të luhet në SHBA

James e Antetokounmpo zgjidhen kapitenë për ndeshjen “All Star”

Austriakja Sorschag, krenare që do ta përfaqësojë Kosovën
